Vr@sja e të riut Prendi, policia shton pistat e hetimit
Policia e Tiranës ka shtuar pistat e hetimit në lidhje me vrasjen e Klaudio Prendit. Përveç asaj të borxheve apo edhe të punës së babait të tij si ish gjyqtar, agjentët janë duke hetuar edhe atë të dhënies së parave me fajde, basteve sportive, përfshirë edhe lidhjet e tij të dyshimta me aktivitete jashtë vendit.
Grupi hetimor ka dyshime që persona të ndryshëm të kenë fituar shuma të mëdha parash në baste, të cilat Prendi nuk ua ka shlyer. Policia nuk ka mundur të identifikojë ende autorët e krimit.
Ndërsa pas ekspertimit që iu bë mjetit Audi që ata dogjën pas ngjarjes, rezultoi që një vit më parë të ishte vjedhur në zonën e Liqenit Artificial. Klaudio Prendi u qëllua me 5 plumba me pistoletë me silenciator sapo doli nga lokali në zonën e Xhamllikut, dhe hipi në makinën e tij.