Vr@sja e xhaxhait dhe nipit në lokalin e tyre, kreu i policisë Fier tregon shkakun: Nisi pas…

Vladimir dhe Gramos Kurtaj u vranë këtë të martë me armë zjarri automatike nga Altin Kuka, në fshatin Kurjan të Roskovecit. Autori 49-vjeçar i ngjarjes së rëndë u vetëdorëzua në polici pak pas ngjarjes. Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj doli në një deklaratë për mediat duke dhënë sqarime për rastin. Ai tha se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit. Xhaxhai dhe nipi u vranë në lokalin e tyre, që ndodhej në qendër të fshatit.

”Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autori i ngjarjes së ndodhur, duke vrarë me armë zjarri automatik dy shtetas, xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Pas kryerjes së këtij akti kriminal shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka ndodhur mes djalit të tij dhe dy viktimave”, tha Hasanaliaj.

Viktimat dhe autori kishin lidhje farefisnore. Pasi kishte kryer vrasjen, ndërkohë që policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49 vjeçari kishte shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për tu vetëdorëzuar.

SHKARKO APP