Vr*sja në burgun e Peqinit, gazetari zbulon detaje: Mjacaj bashkëpunoi me gardianët

Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të dënuar me armë zjarri. Sipas tij ka pasur një bashkëpunim me gardianët për sigurimin e armës brenda burgut, pasi ata janë hallka më vulnerabël e sistemit të burgjeve.

“Motivi i vetëm është vrasja me pagesë, duke marrë parasysh edhe historinë e hakmarrjes që ka mes fisit Lleshi dhe Hoxha. Arben Lleshit i janë vrarë disa të afërm më herët. Ky nuk është rasti i parë që futen armë në burgjet shqiptare.

Nuk mendoj se arma u fut sepse nuk punonte skaneri. Kontrollet në burgun e Peqinit janë shumë të imtësishme edhe nëse nuk punon skaneri. Nuk ka më histori ushqimesh në burgje sot. Të burgosurit marrin para dhe ushqimet i porosisin. Nuk është as histori kamerash, por bashkëpunimi me gardianët.

Ata janë hallka më vulnerabël e sistemit të burgjeve sepse janë të keqpaguar dhe krimi në burgje të tilla u bën karshillëk atyre sepse blihen lehtësisht dhe kërcënohen nga krimi. Mendoj se në këtë rast janë blerë nga krimi i hakmarrjes”, u shpreh ai.

SHKARKO APP