Vr*u babain me eksploziv, 23-vjeçari: Na dhunonte

23-vjeçari Mateo Gllucaj i akuzuar për vrasjen e babait të tij në Selenicë, këtë të hënë u paraqit në Gjykatën e Shkallës së parë Vlorë, për marrjen e masës së sigurisë. Në sallë është marrë edhe dëshmia e tij, i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në komisariat.

Ai ka pranuar krimin teksa ka dëshmuar se babai i dhunonte të gjithë dhe për më tepër shumë herë e kishte nxjerr nga shtëpia. Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 shtator në Selenicë. Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, si rezultat i shpërthimit të një bombole gazi, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Sipas policisë, 23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

SHKARKO APP