Vr*u babanë me katër pl*mba, gjendet arma. Do të zbardhet e vërteta e Hygertës

Pas shumë orësh kërkimesh, Policia ka gjetur armën e krimit me të cilën Hygerta Meta thotë se vrau babain e saj me 4 plumba. Pistoleta është gjetur në një moçal dhe sipas të dhënave, vajza ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë. Po ashtu në pyetje është marrë edhe e ëma dhe vëllai i 19 vjeçares, të cilët dyshohet se kanë fshehur vrasjen. Gjatë dëshmisë së tyre në polici, ato kanë mohuar të kenë ditur gjë rreth ngjarjes së rëndë. Pas 3 orësh dëshmi, policia ka shoqëruar studenten sërish në ambientet e burgut.

 

SHKARKO APP