Vr*u çiftin e të moshuarve? Avokati i Mastoras kërkon një masë më të lehtë: Jo i sëmurë mendor

Avokati i Thoma Mastora, i akuzuar për vrasjen e çiftit të moshuar Ilia katër ditë më parë në fshatin Bodrishtë, Jorgo Kasapi, del kundër vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës që la në burg klientin. Avokati hedh dyshime të forta në vërtetësinë e provave të shfaqura nga grupi hetimor, ndërkohë që sipas tij, asnjë prej tyre nuk ka lidhje me përfshirjen në krim të klientit të tij.

Po ashtu ai ka kërkuar masë më të lehtë për Mastoran nisur nga gjendja e tij shëndetësore apo dhe moshë, ndërkohë që hodhi poshtë pretendimet se klienti i tij është i sëmurë mendor. Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën arrest me burg për Thoma Mastoran, 59-vjeçari i akuzuar për vrasjen e çiftit të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Vetë Mastora ka mohuar të jetë autori i ngjarjes, por sipas hetimeve të policisë në banesën e të moshuarve janë gjetur prova që e implikojnë në ngjarjen e mistershme, ku çifti Ilia u gjet i masakruar brenda banesës së tyre.

SHKARKO APP