Vr@u Eglin/ Ofroi 1 mln lekë garanci për të lënë burgun, Denis Meçe ka mbi supe disa vepra penale

Denis Meçe nuk e ka për herë të parë burgun. Pak orë pas vrasjes ai u vetëdorëzua në komisariat, pas vrasjes së Eglit Progës, ai ishte i kthjellët për të dëshmuar dhe sqaruar pozitën e tij në prani të avokatit. Meçe ka qenë 5 herë i arrestuar për vepra të ndryshme penale. Herën e parë u ndalua kur ishte vetëm 19 vjeç pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit.

Ku pasi refuzoi të paguante një faturë të majme u konfliktua me stafin e lokalit dhe ata e denoncuan për “Shkatërrim prone”. Dy vite më vonë është ndaluar për veprën penale të kanosjes, në 2020 për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Denis Meçe është me precedent penal të mëparshëm për “Shkatërrim prone” “Kanosje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e qetësisë publike”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, Vepra penale të kryera 2014, 2016, 2020 e 2022.

Në vendimin e zbardhur të datës 13 gusht të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole, zbulohet se Meçe pasi është larguar nga vendngjarja ka fjetur në makinë. Më pas pasi është përmendur ka telefonuar avokatin dhe i ka kërkuar për ta shoqëruar në komisariat. Në seancën gjyqësore, mësohet se përmes avokatit të tij, ai ka ofruar një garanci pasurore prej 1 mln lekësh, por është refuzuar.

SHKARKO APP