Vr*u fqinjin me kaçavidë pas një debati në lokal, Gjykata lë në burg autorin

”Arrest në burg” dha këtë të mërkurë Gjykata për të riun Dorjan Mema, i cili vrau me kaçavidë fqinjin e tij, Dritan Manjanin në Bulqizë. Togat e zeza vendosën që Mema të qëndrojë në qeli pa afat si masë sigurie, kohë gjatë së cilës do të zhvillohen hetimet.

Krimi ndodhi 2 ditë më parë. 26-vjeçari Dritan Manjani u vra në oborrin e shtëpisë së tij me kaçavidë nga Dorjan Mema. Ngjarja besohet se ndodhi pas konflikteve të vjetra mes dy të rinjve që ishin dhe fqinj mes tyre.

Sherri nisi fillimisht në një lokal dhe më pas autori shkoi në banesën e të ndjerit pasi ky i fundit u largua nga lokali. Aty në oborrin e shtëpisë së viktimës, e qëlloi me kaçavidë Manjanin duke e lënë të vdekur.

SHKARKO APP