Vr*u ish-dhëndrin në lokal, burg i përjetshëm për Mexhit Picarin. 30 vite për të bijën
Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin. Kurse vajza e tij, Dhurata Picari, e akuzuar si bashkëpunëtore në krim u dënua me 30 vite burg. Babë e bijë akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt, më 4 qershor të 2021.
Si ndodhi krimi i rëndë në mes të Tiranës
Paraditen e 4 qershorit 2021, Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj, janë nisur së bashku nga Vora për në Gjykatën e Tiranës, por qëllimi i tyre nuk ka qenë seanca e pestë e divorcit të kësaj të fundit.
Sipas prokurorisë, në orën para seancës, ata kanë vëzhguar për të parë Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj. Pas seancës në Gjykatën e Tiranës, Saliaj dhe avokati i tij ishin ulur në një kafe dhe vetëm disa metra më tutje ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij.
Sapo i ka parë të ulur, Picari i cili ka qenë më herët ish-efektiv burgjesh, qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41-vjeçar duke e lënë të pajetë. Plumbat kapën dhe avokatin, ish-prokurorin Cama, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.