Vr@u Martin Canin, nesër mbahet seanca gjyqësore për autorin

Nesër në orën 9:30, do të mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së adoleshentit, i cili dyshohet se vrau me thikë Martin Canin. Ai ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari. Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital. ”Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka deklaruar më parë i mituri pasi është pyetur nga policia.

SHKARKO APP