Vr*u ndërtuesin, Rei Meta: E qëllova për vetëmbrotje. Publikohet fotoja nga momenti i sherrit

Ndërtuesi 55-vjeçar Armando Meshau u vra nga Rei Meta, dhe ky i fundit në dëshmitë e tij ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht.

Rei Meta pretendon se viktima e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar. I punësuar si doganier, dhe është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. 33-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka goditur për vetëmbrojtje, teksa pretendon se 55-vjeçari humbi jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve.

Rei Meta fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës. Meta kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime.

Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau e ka gjetur dakordësinë me palën e tretë. Meta pretendonte se viktima duhet ti jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

SHKARKO APP