Vr*u nipin e ish-ministrit, policia kap autorin. Shkak konflikti për parkimin dhe paratë borxh

Halil Koka, nipi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka u vra këtë të mërkurë nga 35-vjeçari Ilir Koçilja, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Autori i dyshuar u vu në pranga në lagjen Nr.11 në Durrës, ndërsa thika me të cilën u krye vrasja është sekuestruar.

Sherri mes fqinjve nisi në hyrje të pallatit, ku 35-vjeçari Koçija sulmoi me thikë Halil Kokën. I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. Ambulanca mbërriti në kohë por pa mundur të shpëtojë 47-vjeçarin, i cili humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e Kokës, të cilët ka deklaruar se Ilir Koçilja u kishte një shumë parash borxh. Dyshimi i policisë deri me tani është se viktima mund ti ketë kërkuar borxhin ndaj kanë përfunduar në përplasje fizike. Po të njëjtat burime thanë se ata kanë debatuar dhe për një vend parkimi para pallatit.

SHKARKO APP