Vr*u partneren, shqiptari në Itali dënohet me 24 vite burg

24 vite burg është dënimi i dhënë nga Gjykata e Italisë shqiptarin Avni Meçe, për vrasjen e parteres së tij. Mediat italiane njoftojnë se Gjykata e Bolzanos vendosi të dënojë shqiptarin, pasi në 22 tetor të vitit 2022 ai vrau me çekiç partneren e tij Elena Mocanu.

Prokurorja e çështjes kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin, ndërsa avokati i Meçes kishte kërkuar një dënim më të lehtë, por në fund gjykata vendosi ta dënojë me 24 vite burg.

Dy vjet para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për dhunë nga bashkëjetuesja e tij rumune. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në epilogun tragjik që u mbyll me vrasjen e gruas.

SHKARKO APP