Vr*u policin, Azgan Mërnica shkon në burg, por mbetet pa avokat. Ky i fundit nuk u paraqit në seancë
Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili vrau pa mëshirë efektivin e forcave ”Shqiponja” në Baltëz të Fierit pse e ndaloi pasi ai ishte me shpejtësi, doli këtë të premte para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por ka mbetur pa avokat. As një avokat nga shteti nuk ka pranuar që ta mbrojë atë.
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë ”arrest në burg” për 23-vjeçarin. Mërnica ekzekutoi me një plumb në kokë, efektivin e forcave ”Shqiponja”, Novruz Cenalia pas një konflikti të çastit. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qënë Xhevair Morina por që nuk është paraqitur.
Procesi gjyqësor është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie ndërkohë që në vende të ndryshme jashtë gjykatës ka pasur edhe familjarë të të akuzuarit për vrasje. Gjyqtaria e çështjes Dajana Ndrea pasi ka dëgjuar akuzën e përfaqësuar nga Denis Hyka dhe vendosi masën ”arrest me burg”.