Vr*u të motrën, 40-vjeçarja del në gjyq: Nuk doja ta vr*sja, për të do jepja jetën

”Unë nuk do doja kurrë ta vrisja motrën, vazhdoj të mendoj që s’ka vdekur nga thika dhe goditja por që ka vdekur nga alkooli”,-mësohet të ketë thënë Marsela Pushani në sallën e gjyqit, ku Gjykata e Tiranës i dha këtë të martë masën e sigurisë ”arrest me burg” për vrasjen e motrës, Amanda Pushani.

Autorja është shprehur se nuk kishte qëllim ta vriste të motrën 37-vjeçare dhe se akoma mendon se ajo ka ndërruar jetë nga doza e lartë e alkoolit. Sipas saj e motra pinte deri në dy litra alkool në ditë dhe se nuk donte ta lëndonte pasi për të do të jepte edhe jetën. Nga ana tjetër avokati i saj ka deklaruar se klientja e tij e ka krye këtë vepër pët tu vetëmbrojtur.

37-vjeçarja Amanda Pushani mbeti e vrarë pas një goditje të vetme në bark nga e motra Marsela Pushani. Fillimisht krimi u tentua të fshihej duke thënë se Amanda vdiq natyralisht por ekzaminimi i ekspertëve mjekësorë nxori në pah të vërtetën tronditëse.

Prokuroria ka kërkuar kryerjen e eskpertizave të tjera mjeko ligjore mes të cilave edhe ato të gjurmëve në banesën ku ka ndodhur krimi. Të gjitha këto pritet të zbardhin dinamiken e ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ne banesën e viktimes e cila jetonte së bashku me nenën dhe motren e saj.

SHKARKO APP