“Vuajnë, nuk i shoh dot”, nëna nga Fieri shpërthen lot për fëmijët

Në një shtëpi të rrënuar, me mure të rëna dhe të mbuluar nga lagështira jeton në varfëri të tejskajshme familja Hoxha në lagjen Sheq i Madh në Fier. Familja prej 4 anëtarësh, prindërit dhe 2 fëmijët e vegjël, 12 muajsh dhe 6 vjeç ngrysin ditët në këtë banesë, e cila nga çasti në çast mund t’i zërë brenda.

“Nuk i shoh dot kur vuajnë”, nëna nga Fieri shpërthen në lot për fëmijët

Nëna e dy fëmijëve, Alma tregon se nuk mund të sigurojë as ushqim për fëmijët. Edhe kur ata sëmuren, ajo nuk mund t’u blejë ilaçet. Për shkak të problemeve shëndetësore që Alma ka, nuk mund të punojë. Gjendja në të cilën ndodhet ka bërë që Alma shpesh të mendojë edhe vetëvrasjen.

I vetmi burim mbijetese për këtë familje janë të ardhurat që vijnë nga puna që bën në një lavazho, kryefamiljari Arditi. Por edhe këto pak të ardhura nuk i mjaftojnë për të ushqyer fëmijët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arditi dhe Alma e vetmja gjë që kërkojnë është një strehe e ngrohtë për 2 fëmijët e tyre. Ata bëjnë apel që dikush të vendosë dorën në zemër dhe t’i ndihmojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’i ardhur në ndihmë familjes Hoxha mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 69 866 2635

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?