Vuçiç: Deklarata e Putinit për Kosovën na ka dëmtuar shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se krahasimi që presidenti rus Vladimir Putin bëri mes Kosovës dhe rajoneve të Ukrainës që kanë shpallur pavarësinë, kanë dëmtuar pozicionin e Beogradit. Presioni për të njohur pavarësinë e Kosovës është rritur.

“Situata jonë ka ndryshuar për keq, pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin. Jo sepse ai synonte të dëmtonte Serbinë, por sepse e ngriti çështjen e Kosovës në një mënyrë tjetër, për të mbrojtur interesat ruse”.

Perëndimi e kundërshton argumentin e prëdorur nga Putini, Serbisë po i bëhet presion për një njohje sa më të shpejtë të Kosovës. “Do të jemi nën presionin më të madh tani, për të thënë se Kosova nuk është e njëjtë me atë që po ndodh në Ukrainë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?