Vuçiç dhe Rama nënshkruajnë nesër marrëveshje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev të hënën do të marrin pjesë në një konferencë për “Mini Shengenin”.

Kabineti i Vuçiç ka lajmëruar se kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe Ministri i Shëndetësisë do të marrin pjesë gjithashtu në konferencë.

Siç kanë raportuar mediat serbe, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, shtohet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?