Vuçiç: Do mbajmë sërish takime për ”Open Ballkan”, në nëntor do kemi panair në Beograd
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se do të mbajnë së shpejti takime për ”Ballkanin e Hapur.” Vuçiç tha se në nëntor do të mbahet një panair në Beograd.
“Jemi të angazhuar për të kontribuar për tregun e përbashkët rajonal. Parlamenti i Serbisë ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen me ID. Besojmë që kryeministri Edi Rama do investojë energji për të arritur rezultate të rëndësishme.
Sa i përket Ballkanit te Hapur, nuk do kemi diskutime të lehta, por do kemi diskutime të frytshme. Besoj se ka shumë gjëra që kjo nismë që pati fillesën nga rajoni ndihmoi për ti sjelle njerëzit me pranë.
Në periudhën që vjen do të kemi takime të përbashkëta për ”Ballkanin e Hapur”. Do kemi panairin e tretë në nivel europian në nëntor ne Beograd. Do jetë me një rëndësi në nivel botëror”, tha Vuçiç.