Vuçiç: Droni u organizua politikisht. Rama: Shqipëria e madhe s’është projeki ynë

(Update) Në vijim të konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin serb, Vuçiç, kryeministri Rama ka theksuar se nuk donte të ndalej tek fluturaku që sipas tij na bëri objekt të lajmeve. 

"Shqipëria e madhe nuk është as vizion, as projekt, as program dhe nuk na bën përshtyjpje kur shfaqet qoftë edhe në formën siç u shfaq në stadium. Po të kishim parë një flamur të Serbisë së Madhe, do kishim qeshur dhe nuk do e kishim marrë seriozisht, por është çështje perceptimesh”, tha ai.

Duke shtuar se nuk ka ndryshuar qëndrim për Kosovën.

"Bindja ime është se njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për Serbinë, por nuk duam të hyjmë më thellë në këtë çështje pasi ju këtu jeni miq dhe ne respektojmë miqtë dhe të gjitha sensibilitetet", saktësoi ai.

Kurse kryeministri serb pohopi se "incidenti ka qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona".

"Sigurisht ka qenë i organizuar politikisht, pasi flamurin e Shqipërisë së madhe nuk e pasqyroni në një aktivitet kulturor", shtoi ai.

 

SHKARKO APP