Vuçiç flet në Kuvend: Perëndimi më kërcënoi, por shqiptarët nuk e duan Asociacionin

Kjo e enjte është e fortë në Kuvendet e tre shteteve. Në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç ka treguar se është kërcënuar, nëse nuk nënshkruan marrëveshjen përfundimtare me Kosovën. Po ashtu Vuçiç tregoi kërcënimet që sipas tij kishte marrë.

“Citoj: Zoti President, nëse puna për këtë nismë (plani ndërkombëtar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën) dhe zbatimi i kësaj nisme nuk pranohen, do të përballeni, citoj, së pari me pezullim të negociatave për anëtarësim me BE-në, do t’ia shpjegon njerëzve çfarë do të thotë kjo.

Së dyti, jo vetëm ndërprerje të investimeve të mëtejshme nga Perëndimi në Serbi, por edhe me tërheqjen e investimeve nga vendi juaj. Dhe së treti do të ketë masa të tjera që do të tregojnë sesi duhet të përfundojnë ata që nuk bien dakord me BE-në”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, presidenti serb tha ndodhet në një pozitë shumë të vështirë. “Duhet të ndihmojmë njerëzit tanë në Kosovë. Nga ana tjetër duhet të shmangim dënimin e ndëshkimin dhe të kujdesemi për interesat tona kombëtare. Është rënë dakord që të vijohet me detyrimet nga marrëveshja e Brukselit, që është formimi i bashkimi i komunave serbe. Siç e shihni, shqiptarët nuk duan ta zbatojnë këtë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?