Vuçiç i përgjigjet pyetjes nëse Serbia do e njihte Kosovën në ”Open Balkan”
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, gjatë konferencës me dy homologët Rama dhe Zaev në Tiranë, u pyet se nëse Kosova bëhej pjesë e ”Open Balkan”, a do ishte pjesë e bisedimeve me emrin dhe flamurin e saj.
”Beogradi dhe Prishtina kanë pikëpamje të ndryshme, por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim dhe kjo nuk është arsye që dikush mos të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur”.
Po ashtu Vuçiç tha se nuk është produktive që ftesa të vijë nga vetë presidenti serb, sepse pikërisht prej tij Kosova nuk do pranonte të bëhej pjesë e nismës Open Balkan, por sidoqoftë prania e tyre nuk ka lidhje me zgjidhjen e çështjes politike që për Vuçiç është juridiksion i Brukselit.
Presidenti serb shtoi se është i gatshëm të punojnë sa i takon çështjeve ekonomike dhe lëvizjes së lirë. Ai i drejtoi ftesën dhe Malit të Zi e Bosnje Hercegovinës në mënyrë që dhe njerëzit e tjerë të dëgjojnë përfitimet e kësaj iniciative.