Vuçiç lëshon akuza ndaj Kurtit: Po përpiqet të nxisë trazira

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në sheshin kryesor të Tetovës ka sjellë zemërimin e presidentit serb Vuçiç. Kurti e këshilloi nga Tetova qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të ishte më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë e sa më larg Serbisë.

Vuçiç tha se Albin Kurti po përpiqet të nxisë trazira jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në jug të Serbisë.

“Vizita e Kurtit ne Tetovë është skandal mbi skandale. Aty u promovua ideja e Shqipërisë së Madhe, aty u shfaqën simbolet e saj. Kurti u prezantua aty si kryeministër i të gjithë shqiptarëve.

Përuroi rrugën Adema Demaći i cili ishte edhe mentori dhe idhulli i Albin Kurtit. Nëse nuk do të ishim kaq të fortë, ta dini se ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe pyetja është se çfarë do të ndodhte me Shqipërinë. Kurti duket se ka mbështetjen e heshtur të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare“.

SHKARKO APP