Vuçiç ndryshon mendje për samitin e BE-së: Rrugës për në Tiranë, gjëra shumë të mira na presin

Pasi quajti kryeministrin e Kosovës ”lum terrorist”, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ndryshuar mendje, dhe do të jetë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Tiranë, edhe pse më herët tha se asnjë nga Serbia nuk do të jetë në këtë samit.

“Rrugës për në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët tanë. Shumë gjëra të mira janë në rrugë. Nuk kam bërë asgjë. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë”, ka thënë ai.

I sigurit për praninë e Vuçiç në Samitin e BE-s, u shpreh dje kryeministri Edi Rama, i cili tha me siguri se Presidenti serb do të marrë pjesë në samitin e BE që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

SHKARKO APP