Vuçiç në Tiranë, 1 mijë forca policore kalojnë në gatishmëri
Në kuadër të takimit për nismën e “Open Balkan”, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nesër do të mbërrijë në Tiranë, në një kohë kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sali Berisha ka thirrur një protestë.
Presidenti Vuçiç do të zbresë në aeroportin e Rinasit rreth orës 16:00, ndërsa për të shmangur incidentet, eskortimi i tij do të kryhet nën masa të rrepta sigurie.
Prej mëngjesit të së hënës policia do të kalojë në gatishmëri të përforcuar. Godina e qeverisë, por edhe institucione të tjera, përfshirë parlamentin, pritet të merren në ruajtje sipas një plani masash të detajuar.
Rreth 1 mijë efektivë pritet të jenë në terren për garantimin e mbarëvajtjes së protestës.