Vuçiç për televizionin serb: Vizita në Tiranë, pozitive

 

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë në një intervistë 'live' nga Tirana për televizionin serb se është një vizitë e mirë dhe se janë çuar porosi të mira.

"Kemi dallime dhe se këto janë vërejtur, por mendoj se guximshëm jemi nisur drejt asaj që mund të na sjellë mirqenië. Shumë herë kemi luftuar dhe i kemi bërë keq njëri-tjetrit, por duam të ardhme në BE dhe përkundër asaj duhet që për ne vetë të kemi marëdhënie të mira", ka thënë Vuçiç. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Vuçiç ka premtuar të ftojë biznesmenët shiptarë në Serbi dhe ata serbë në Shqipëri. "Edhe kur kemi dallime, edhe kur këto dallime janë të mëdha, ne duhet të flasim në mënyrë të civilizuar", ka vijuar kryeministri serb. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka shtuar se, kushdo që është kundër duhet ta kuptojë se marrëdhëniet shqiptaro-serbe janë të rëndësishme për të ardhmen. "Na duhet një ekonomi e mirë dhe një bashkëpunim i mirë", ka përfunduar Vuçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?