Vuçiç: Nuk duam të shkojmë në luftë me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin e ri të Holandës, Dick Schuff.

Kryetemë e bisedave pritet të jetë grindja e tij me zyrtarët e Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe kërkesat e Beogradit për zhvillimin e shpejtë ekonomik të vendit. Vuçiç vijon të përdorë deklaratat e zyrtarëve në Sarajevë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë për t’u viktimizuar përpara ndërkombëtarëve.

“Ne nuk duam të shkojmë në luftë, ndryshe nga ata që pështyjnë Serbinë dhe shkojnë në luftë çdo ditë. Unë nuk do të justifikoj një gjë normale. Fushata kundër meje ishte e pritshme. Si me komandë kanë bërë gjithçka, siç kam thënë unë se do të bënin në Sarajevë edhe në Prishtinë. Kjo nuk do të ndryshojë, nuk kam asgjë kundër që ta bëjnë atë fushatë, kur nuk mund të mburresh për ekonominë, atëherë duhet të bësh atë lloj fushate politike. Ata gënjejnë për çdo gjë, nga snajperët e deri te Srebrenica”, tha Vuçiç.

SHKARKO APP