Vuçiç shpreh dëshirën: Në Shqipëri dua të vizitoj këto dy qytete
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë intervistës për emisionin ”Opinion” ka treguar dy vendet se ku do të donte që të vizitonte në Shqipëri. Në rrëfimin e tij, Vuçiç është shprehur në Shqipëri kishte vizituar vetëm kryeqytetin dhe se për fatin e tij të keq ishte përballur me protesta.
Pjesë nga intervista:
Idro Seferi: Do të shkoni në Shqipëri por nëse do të shkonit jashtë Tiranës, ku do të shkonit së pari?
Aleksandër Vuçiç: Do të doja të njihem, pasi nuk kam qenë kurrë në Shkodër, as në Vlorë. Ajo që kam dëgjuar nga njerëzit që e dinë këtë, thonë se ka një bregdet jashtëzakonisht të bukur. Kur kam qenë në Tiranë jam ndjerë mirë. Kanë qenë disa protesta. Edhe këtu ka protesta ja siç dëgjoni dikush po bërtet tani këtu jashtë, nuk e di se për çfarë por jam mësuar në protesta për çdo ditë.