Vuçiç: Sipërmarrësit kryesorë të tre vendeve e mbështesin nismën “Open Balkan”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se sipërmarrësit kryesorë të tre shteteve që janë tashmë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur, janë mbështetësit kryesorë të një nisme të tillë.

Vuçi tha se këto biznese kërkojnë nga ne që të jemi më aktivë për t’i shtyrë gjërat më përpara.

Ai tha se gjatë një takimi me ta, një sipërmarrës i kishte kërkuar se pikat kufitare duhet të lehtësoheshin akoma edhe më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Vuçiç tha se janë trajtuar të gjitha çështjet, por sipas tij të gjithë janë pak të mërzitur, por më i mërzituri ndër ta është vetë ai për mos realizimin e atyre çështjeve që kanë rënë dakord.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të flas me terma konkrete të cilat i biseduam me bashkëbiseduesit e mi. Do të them diçka në lidhje me takimet që kemi zhvilluar dhe me çfarë do të arrijmë në periudhën që vjen. Patëm takim me biznesin dhe pamë që të gjithë përfaqësuesit e biznesit janë pro kësaj nisme dhe shikojnë benefite”, tha Vuçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?