Vuçiq thotë se rendi juridik ndërkombëtar “qartazi nuk funksionon” pas kapjes së Maduros nga SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar të dielën kapjen e aleatit të tij, udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Shtetet e Bashkuara një ditë më parë, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”.

Shtetet e Bashkuara e arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij gjatë një operacioni të shpejtë të shtunën në mëngjes, teksa njëkohësisht sulmet ajrore amerikane goditën disa vende, duke e tronditur kryeqytetin Karakas.

“Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiq për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vuçiq tha se Serbia “dëshiron miqësi me SHBA-në, por është detyra jonë të themi kur ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët e Serbisë mbajnë lidhje të ngushta me Maduron, pavarësisht se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë thënë se ai nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, për shkak të parregullsive zgjedhore.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçia asokohe e quajti Maduron “mik të madh” të Serbisë dhe tha se kishin biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Një nga argumentet kryesore për forcimin e bashkëpunimit me Venezuelën, të cilat i kanë paraqitur zyrtarët serbë, është fakti se Venezuela nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në inaugurimin e Maduros si president në janar të vitit të kaluar mori pjesë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke nxitur kritika nga Brukseli.

Në vitin 2023, Serbia dhe Venezuela nënshkruan marrëveshje për heqjen e vizave dhe paralajmëruan hapjen e ambasadës serbe në këtë vend, i cili kufizohet me Kolumbinë, Brazilin dhe Guajanën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?