Vula e PD-së, Berisha i kujton Ramës 20 shkurtin ’91: Mos provoko popullin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e hedh përgjegjësinë tek Edi Rama për shtyrjen e procesit në Apel, për shkak të mungesës së avokatit të grupimit tjetër të demokratëve. Berisha e konsideron një makinacion të kryeministrit.

“Gjithçka është makinacion i Edi Ramës. Nuk kemi asnjë tjetër në fokus veç Ramës. Ai është njeriu që kërkon të konfiskojë flamurin. Në kohën e duhur do ta marrin udhëzimet përkatëse dhe do qëndrojnë sipas udhëzimeve”,-u shpreh Berisha.

Teksa i kujtoi kryeministrit Edi Rama, 20 shkurtin 1991, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, Berisha i bëri thirrje që të mos e provokojë popullin.

“Edi Rama është kopje e Spiro Kolekës, që më 11 dhjetor kërkonte të futen tanket e mitralozet pluralizmit politik. I kujtoj se ka patur edhe një 20 shkurt dhe I them, mos e provoko popullin demokrat. Fitorja duket”.

SHKARKO APP