Vula e PD-së, Berisha i përgjigjet Alibeajt: Zëdhënës mjeran i Ramës
Më 3 mars, Gjykata e Apelit do të japë vendimin se kujt i takon vula e PD-së, dhe kështu grupi i Alibejat ose i Berishës, do të regjistrohen në zgjedhje. Kreu demokrat Sali Berisha, iu përgjigj akuzave që Enkelejd Alibeaj ka drejtuar ndaj gjykatësit Zhukri, duke thënë se është korruptuar.
“Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës. Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon.
Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet. Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij”, u shpreh Berisha.