”Vula” e PD-së në gjykatë, Berisha: Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, flet për padinë në gjykatë mbi çështjen e vulës së partisë. Për të në këtë çështje gjykatësja Muçi shiti veten e vet. Berisha shkoi edhe më tej duke thënë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja.
“Ata që shpresojnë te Edi Rama, shpresojnë te Edi Rama dhe ajo është zgjidhja e tyre. Të mendosh se gjykatësja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Ajo u urdhërua të marrë atë vendim nga Edi Rama.
Siç kam denoncuar dhe siç e ka pohuar edhe vet nga zonja Kim, nëpërmjet Erjon Veliajt, të cilit i kërkoi të bëjë gjithçka për të shpallur palë ata që nuk ishin palë. Veliaj kontrollonte Vetting-un e gjykatëses Muçi. Kjo është një nga aferat më korruptive”, u shpreh Berisha.