Vula e PD-së përfundon në Gjykatën e Lartë, e gjykon Artur Kalaja

Nuk ka qetësi për vulën e PD-së. Në Shkallën e Parë vula e PD ju njoh Rithemelimit ku u pranua regjistrimi i statutit dhe akteve të Kuvendit Kombëtar. Me këtë vendim nuk ishte dakord asokohe grupi Basha, përfaqësuar nga Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj të cilët bënë ankim në Apel.

Apeli e zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, duke e kthyer çështjen në Shkallë të Parë dhe duke vendosur që ky gjykim të mos bëhet më nga i njëjti gjyqtarë. Ky gjykim ende nuk ka nisur në Shkallën e Parë të Gjykatës Tiranë.

Relator i kësaj padie të rithemelimit në kolegjin civil të Gjykatës së Lartë është caktuar gjyqtari Artur Kalaja, ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet ankimi.

Por Artur Kalaja njihet si gjyqtar korrekt dhe me integritet, ndaj pritet se si do të vendosë ai.

SHKARKO APP