Vula e PD-së te Alibeaj, gazetari Fevziu: Vendimi i shërben Ramës, futet në zgjedhje me një opozitë të shkalafitur
Gazetari Blendi Fevziu, ka folur për vendimin e gjykatës së Apelit në lidhje me vulën e PD-së, për të cilën u shpreh se i shërben PS-së, pasi futet në këto zgjedhje të 14 Majit me një opozitë të shkalafitur. Ai tha se PD ka bërë gabime të mëdha dhe ti kërkosh ri-ngritjen si sfinksi, aktualisht është e pamundur.
”Në gjykimin e tij ka menduar nëse ka interes Rama të mos e regjistrojë PD në zgjedhje dhe problemi është se janë dy çështje në regjistrimin e PD, dhe insistimi i SHBA-ve sepse përfaqësues të ambasadës kanë qenë të ulur në rreshtin e parë të gjykatës. Ata kanë marrë pjesë në gjykimin e Shullazit, Tahirit dhe PD, në çështje të tjera s’kanë marrë pjesë. Ata kanë shpallur një vendim të tyrin dhe janë investuar në këtë çështje dhe i kërkuan Bashës që Berisha të mos ishte në grupin parlamentar të PD. Tani a janë investuar apo jo nuk di ta them, por prezenca e tyre aty them se ndikonte në vendim. Di të them se ky vendim favorizon Ramës, sepse futet një opozitë e shkalafitur dhe në rastin e një rezultati negativ të opozitës që të thotë se ky rezultat erdhi si pasojë e interferencës së Ramës. Por unë mund të them se PD ka bërë gabime të mëdha dhe ti kërkosh ri-ngritjen si sfinksi është e pamundur. Konkurrenca e opozitës në bashkitë që i ka maxhoranca është një gabim fatal”,-tha në emisionin ”Të Paekzpozuarit” te Ylli Rakipi.
I pyetur se çfarë prisni ju nga opozita në këto zgjedhje, Fevziu tha se pushteti është goxha i konsumuar, ka një mungesë të fortë të dhënies së llogarisë, por që sipas tij ne jemi në zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme dhe në këto zgjedhje nuk gjykohet kaq shumë pushteti.