Vullkani europian “Campi Flegrei” në “Fazën KRITIKE”, kërcënon 360 mijë jetë

“Super Volcano” është në një fazë kritike dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se autoritetet europiane duhet të jenë të gatshme, pasi ekspertët kanë frikë nga jetët e më shumë se 360,000 njerëzve në të gjithë Europën që mund të jenë në rrezik.

Tabloiti britanik “Daily Express”, nënvizon se “Campi Flegrei”, i vendosur rreth 18 kilometra në jugperëndim të Napolit në Itali, nuk ka shpërthyer që nga viti 1538, por ekspertët e vullkanizmit besojnë se mund të jetë një shpërthim shkatërrues,– raporton “Koha Jonë”.

Shkencëtarët nga Kolegji Universitar në Londër (UCL) dhe Observatori Vesuvius në Napoli kanë studiuar modelet e trazirave që nga shpërthimi i fundit i “Campi Flegreit” më shumë se 500 vjet më parë.

Ata arritën në përfundimin se vullkani mund të jetë “më afër shpërthimit se sa ishte menduar më parë” dhe ishte “duke iu afruar një faze kritike”.

Dr.Christopher Kilburn, drejtor i Qendrës së Hazardit UCL, tha: “Duke studiuar se si toka po lëviz në “Campi Flegrei”, mendojmë se mund të afrohet në një fazë kritike, ku trazirat e mëtejshme do të rrisin mundësinë e një shpërthimi dhe është e domosdoshme që autoritetet të jenë të përgatitur për këtë.

“Ne nuk e dimë se kur apo nëse trazirat afatgjata do të çojnë në një shpërthim, por “Campi Flegrei” është duke u ndjekur nga një prirje që kemi parë gjatë testimit të modelit tonë mbi vullkane të tjera, duke përfshirë “Rabaul” në Papua New Guinea, “El Hierro” në Ishujt Kanarie, dhe “Soufriere Hills” në Montserrat në Karaibe”.

Ai shtoi: “Po afrohemi me parashikimet e shpërthimeve te vullkanet që kanë qenë të qeta për gjeneratat duke përdorur modele të detajuara fizike për të kuptuar se si zhvillohen trazirat e mëparshme”.

Episodet e trazirave në vitet 1950, 1960, 1970 dhe 1980 shkaktuan tërmete të vogla, të shkaktuara nga lëvizja e magmë rreth tre kilometra poshtë vullkanit.

Mijëra, ndoshta miliona njerëz në mbarë Europën mund të jenë në rrezik nëse “Campi Flegrei” ka një shpërthim të madh.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP