Vuri flamurin shqiptar në ballkon, policia malazeze gjobit shqiptarin me një shumë të majme

Një shqiptar i Malit të Zi është gjobitur me 330 euro gjobë për shkak se kishte vendosur flamurin kuq e zi në ballkonin e shtëpisë së tij.

Emin Beqaj quhet shqiptari nga Tuzi, ndaj të cilit ka ardhur një mandat pagese.

Aty shkruhej se gjoba reduktohet në 230 euro, nëse paguhet në afatin e caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare. I pari i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmes faqes së vet në rrjetin social Facebook ka ndarë një fotografi të mandat pagesës së gjobës.

Swiss Digital Mobile Reklama

POSTIMI I PLOTË I GJELOSHAJT

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!

Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!

Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!

E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht, NGJ

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?