VV në zgjedhjet e 25 prillit, Abazi: Fitorja e Kosovës do reflektohet edhe këtu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili është njëri nga kandidatët zyrtarë në zgjedhjet e 25 prillit, tha se një nga arsyet pse shqiptarët duhet t’u besojnë është fakti se LVV është konsekuente në kauzat që ka mbështetur, të cilat nuk i ka braktisur siç kanë bërë subjekte e tjera politike në Shqipëri.

Sipas tij, ashtu si në Kosovë edhe në Shqipëri ekziston nevoja për një ndryshim urgjent të modelit ekonomik që siç shprehet është një neodiktat i tregut që ka kapur politikanë, media e institucione.

”Unë mendoj se në këto 30 vite kemi parë shumë dështime, kauza të braktisura. Aktualisht kemi një problem me qeverinë aktuale që i ka kapur të gjitha sistemet; ushtron ndikim edhe në sistemin e drejtësisë, ka miratuar një kod zgjedhor për të penguar opozitën dhe subjektet e vogla. Me këtë kod zgjedhor, për një mandat në Tiranë duhen minimalisht 16 mijë vota, pra është përpjekur të shtojë pengesat për alternativa të reja”, tha Abazi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?