Washingtoni goditet nga stuhia me e madhe në histori

Një super-stuhi dimërore ka përfshirë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë me vete të reshura të shumta të borës.

Më shumë se 50 milionë banorë janë këshilluar që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut nga stuhia që po lëviz drejt veriut.

Banorët janë paralajmëruar, gjithashtu, për erëra të forta, ngrica dhe përmbytje në zonat bregdetare, raporton KTV.

Deri tani raportohet për 10 persona të vdekur nga aksidentet rrugore, shkaku i borës dhe ngricave, kurse shumë shtete amerikane e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Po ashtu, me mijëra fluturime janë anuluar, kurse qindra mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike..

Moti i ftohtë ka prekur një pjesë të madhe të SHBA’së, duke nisur nga Arkansasi në jug, e deri te Massachusetts në verilindje.

Kryeqyteti amerikan është në mesin e zonave më të prekura nga stuhia, që pritet të jetë më e madhja që e ka goditur Washingtonin në histori.

Zyrat qeveritare në kryeqytet, po ashtu, janë mbyllur. Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka mbetur në Shtëpinë e Bardhë.

Moti i ftohtë vjen në kontrast të madh me temperaturat e buta që kanë mbizotëruar këtë dimër në Bregdetin Lindor të SHBA’së.

SHKARKO APP