“We Too”, pjesëmarrësit e veçantë në Maratonën e Tiranës

“Maratona e Tiranës” edhe në edicionin e këtij viti ka një kategori tjetër që e bëri garën edhe më interesante.

“We too” është kategoria e veçantë e kësaj maratone, e cila ka për qëllim të jetë më shumë motivuese sesa garuese.

Në këtë kategori morën pjesë persona me aftësi të kufizuara dhe paraplegjikë, të cilët vrapuan në mbështetje të kauzës, por njëkohësisht duke dhënë edhe mesazhe shprese dhe guximi se asgjë nuk është e pamundur dhe nuk mund t’i ndalë.

Maratona e Tiranës është një manifestim për një jetesë të shëndetshme dhe qëndrueshme, ashtu sikundër dhe për të dalë nga zona e rehatisë. Viti 2024 është një vit i rëndësishëm për të vërtetuar dhe një herë impaktin që ky event sportiv ka në vendin tonë dhe rajon.

/k.s/ ATSH

SHKARKO APP