Xha Llazi ka nisur fushatën
Nga Agim Xhafka –
Xha Llazi ka nisur fushatën.
-Na i rriti dyfish pensionet Rama,-u thotë banorëve të pallatit.
-Nuk i shkon rrena moshës tënde,-i tha Alqi, që shet zarzavate te cepi.
-Them të vërtetën.-ngul këmbë xha Llazi.-Ja, më parë e kisha 20 mijë në muaj. Pra 240 mijë në vit.
-Edhe tani aq e ke!-ia priti Alqi.
-Jooo. Tani marr dyfish. Se 6 muaj rri te çuni në Itali. Kur vij marr 240 mijë prapë, ama pjestoji për 6 del plot 40 mijë të reja në muaj. E sheh? Bravo Edi!
Si është ajo shprehja? Të kesh dy bythë…
KOHA JONË SONDAZH

