Xhaçka: 12 mijë tekste mësimore gati për shkollat shqipe në diasporë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se ka përfunduar procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, të teksteve mësimore për shkollat shqipe në diasporë.

Gjithsej janë shpërndarë 12 mijë tekste shkollore për nxënësit dhe mësuesit e shkollave shqipe, në 21 vende të ndryshme të botës.

Ky është i treti vit radhazi që MEPJ dhe Qendra e Botimeve për Diasporën bashkëpunojnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës dhe identitetit, në çdo cep të botës ku shqiptarët jetojnë e punojnë.

SHKARKO APP