Xhaçka: Anëtarësimi i Finlandës, historik. Presim që edhe Suedia të bëhet pjesë së shpejti

Në ceremoninë e zyrtarizimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO që u mbajt në Bruksel mori pjesë edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ajo e cilësoi historike anëtarësimin e Finlandës në 74-vjetorin e themelimit të Aleancës. “Nga anëtarësimi i Finlandës në NATO përfitojmë të gjithë ne, duke e bërë Finlandën më të sigurt dhe NATO-n më të fortë. Mirëpresim që po ashtu së shpejti edhe Suedia të jetë pjesë e Aleancës”, shkroi Xhaçka.

SHKARKO APP