Xhaçka: Askush nga shtresat në nevojë nuk do të lihet pa mbështetje

Ministrja e mbrojtjes, Olta Xhacka nlë një mesazh në Facebook shkruan se askush nga shtresat në nevojë nuk do të lihet pa mbështetje.

“Në Thumanë dhe zonat e goditura nga tërmeti nisi mbrëmë shpërndarja e pakove ushqimore”, vijon më tej Xhaçka teksa shpërndan edhe një video ku tregohet shpërndarja e pakove ushqimore në këtë zonë.

Postimi i plotë:

Në Thumanë dhe zonat e goditura nga tërmeti nisi mbrëmë shpërndarja e pakove ushqimore.
?Askush nga shtresat në nevojë nuk do të lihet pa mbështetje, ndërkohë pushteti vendor po identifikon nevojat e pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë në territorin e tyre.

SHKARKO APP