Xhaçka: Çadrat dimërore tek ata që kanë më shumë nevojë

Ditët pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit janë të vështira, sidomos për ato familje që jetojnë në qiell të hapur në këtë dimër të ftohtë. Për të siguruar banorët, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, se po bëhet aktualisht shpërndarja e çadrave dimërore për banorët që kanë më shumë nevojë. ”Nevojat janë vërtetë shumë të mëdha, por edhe ndihma ka qenë thuajse e menjëhershme nga partnerët tanë edhe nga Ministritë e Mbrojtës të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së”.

Xhaçka pohoi ndër të tjera edhe se ka një kontigjent të ardhur me çadra dimërore. ”Krahasimisht raporti mes atyre çadrave verore që janë shpërndarë në ditët e para të emergjencës me çadrat dimërore dhe katër stinët me të cilat ne po shpërndajmë në këto momente është realisht i vogël. Kështu që po e zgjidhim dhe shpresoj që do ta zgjidhim shpejt problemin”. Banorët i kanë braktisur banesat në Ishëm dhe po qëndrojnë në çadra të ngritura nga vetë ata. ”Që pas tërmetit të rënë me 26 nëntor në po flemë këtu”. Po a ka ardhur kush për të inspektuar banesat? ”Po, kanë ardhur këto të shoqatës turke, kanë qenë 5 veta”.

Ministrja e Mbrojtjes, ka edhe një kërkesë për të gjithë ata që janë të angazhuar në terren me shpërndarjen e çadrave. ”Desha të bëja një kërkesë të përsëritur që në fakt e kam bërë gjatë gjithë kohës me shtabin e emergjencës, por do t’i lutesha dhe kolegëve në terren që ta kenë parasysh që këtë moment të parë, përsa kohë që nuk kemi përmbushur të gjitha nevojat e banorëve dhe familjeve për çadra dimërore, do t’ju lutesha të bënim një diferencim të parë për ato familje që kanë fëmijë të vegjël dhe çadrat që janë shpërndarë gjatë këtyre ditëve dhe po shpërndahen dhe sot do të ishte mirë që tu shkonin atyre të parëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Xhaçka i bëri thirrje banorëve që të mos qëndrojnë nëpër shtëpitë e dëmtuara por të strehohen nëpër hotele apo çadrat e ngritura në ndihmë të tyre. Ajo bëri një bilanc të punës së bërë nga ministrja dhe u bëri apel njerëzve që të mos kthehen nëpër banesa dhe të mos bëjnë vetë ekspertin duke rrezikuar jetën e familjes. Grupet e inspektimet të përbërë nga ekspertë shqiptar dhe të huaj po bëjnë verifikimin në terren jo vetëm të banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti por dhe të institucioneve arsimore. Një grup ekspertësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit së bashku me ekipin izraelit bën inspektimin në kopshtet e qytetit të Durrësit për të parë nga afër gjendjen e tyre. Nga kontrollet e kryera kopshtet e qytetit bregdetar rezultuan të sigurtë për të mirëpritur fëmijët dhe për të vijuar normalisht procesin e edukimit. ”Inspektim dhe në kopshte me ekipin izraelit, në zonat e prekura nga tërmeti, ne qytetin e Durrësit. Nga kontrollet e kryera, kopshtet rezultuan të sigurtë, për të pritur fëmijët dhe për të vijuar normalisht procesin e edukimit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?