Xhaçka cakton komandantin e ri të Forcave Tokësore: Stafeta i kaloi gjeneralit Arben Kingji
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka njoftuar se komandant Forcave Tokësore do të jetë Arben Kingji. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka i ka uruar suksese gjeneralit Kingji për të vazhduar më tej punën si gjeneral brigade.
“Forca Tokësore do te ketë nga sot një komandant të ri ndërsa stafeta kaloi nga gjeneral brigade Albert Mullai tek gjeneral brigade Arben Kingji. Me besimin se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot, i uroj atij punë të mbarë dhe gjeneral Mullait suksese në detyrat e tjera. Trajtimi financiar, kompletimi me pajisje individuale të standardizuara të ushtarit, apo certifikimi nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë dhe Kompanisë së Dytë të Batalionit Komando janë disa prej arritjeve të 3 viteve të fundit në Forcën Tokësore, të cilat po i paraprijnë të tjera reformave, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura”, shkruan Xhaçka.