Xhaçka dhe Yuri Kim vizitojnë Bazën Detare të Pashalimanit: Po vlerësohet mundësia për ta transformuar në projekt model të NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë vizituar Bazën Detare të Pashalimanit si dhe kanë kryer dhe një udhëtim të shkurtër me anijen Butrinti përgjatë Gjirit të Vlorës.
Sa i përket Bazës së Pashalimanit, Xhaçka zbulon se po vlerësohet mundësia me NATO-n që të modernizohet dhe të transformohet në një projekt model.
Ajo shton se Shqipëria bashkë me SHBA nuk ndajnë vetëm misione të rëndësishme operacionale por edhe qëllime për modernizimin e FA.
STATUSI NGA OLTA XHACKA
Me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilluam një vizitë në Bazën Detare të Pashalimanit, për të cilën bashkë me Aleancën po vlerësojmë mundësinë e modernizimit dhe transformimit në një projekt model të NATO-s.
Me pas, një udhëtim i shkurtër në Gjirin e Vlorës u mundësua nga anija Butrinti P-134, e cila ka marrë pjesë disa herë në operacionin “Sea Guardian” të NATO-s në detin Egje duke shpëtuar me qindra emigrantë.
Me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajmë jo vetëm misione të rëndësishme në teatrot operacionalë por edhe qëllimin e përbashkët për modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3038737956161904