Xhaçka emëron Gjeneralin e Brigadës Ushatarake: Guri i themelit për një FA profesioniste

Ditën e sotme është emëruar në pozicionin e gjeneralit të brigadës ushataraku Arben Kingji. Ky lajm është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Ajo shkruan se ky emërim është bërë në bazë të meritokracisë, profesionalizmit dhe përkushtimit që Kingji ka treguar.

”Sot i vendosëm gradën gjeneral brigade një nga ushtarakëve më të spikatur të Forcave të Armatosura. Gjeneral brigade Arben Kingji ka bërë një punë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer si komandant në batalionin Komando, Forcat Speciale, në Policinë Ushtarake, atashe ushtarak jashtë vendit e së fundmi komandant i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA. Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar”,- shkruan Xhaçka në facebook.

Gjeneral brigade Arben Kingji, ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Shqipërisë në Rumani. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjenerali Kingji është nderuar me disa medalje një ndër to ajo e Artë e Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës.

SHKARKO APP