Xhaçka: Emiratet e Bashkuara Arabe japin 460 çadra për të prekurit nga tërmeti
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve të cilat po ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.
Xhaçka bashkëngjitur këtij postimi ka a postuar foto të avionit me ndihma të ardhur nga Emiratet e Bashkuara, 460 çadra dimërore për të prekurit në zonat rurale.
Postimi i plotë:
Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26-nëntorit.
Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësistë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cialt e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”.