Xhaçka: Kakavija e hapur për të mundësuar kalimin e 1000 udhëtarëve të fundit, nga nesër…

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, konfirmon lajmin se pika kufitare e Kakavijës do të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

Në një mesazh në ‘Facebook’, ministrja thekson se kufiri do të qëndrojë i hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit.

“Pas komunikimit me autoritet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19”, shkruan Xhaçka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?